Një sasi prej 355 kilogramë kanabis sativa në proces tharje është sekuestruar nga policia e Lezhës gjatë operacionit të koduar ” Kolsh “.
Po ashtu policia ka asgjësuar me anë të djegies edhe 468 bimë narkotike cannabis sattiva, transmeton oranews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pranga u vunë shtetasit Bledar Bunaj 29 vjeç, Agron Lushi 32 vjeç, Bardhok Perdoda 45 vjeç Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë si dhe u shpall në kërkim A.P. 38 vjeç.
“Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa”, sqaron policia.
Në ngarkim të shtetasit Bledar Bunaj veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasve Agron Lushi dhe A.P. rendojnë akuzat për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike””Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.