Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Leposaviq ndalohen dy shtetas të Serbisë, po kontrabandonin 4.2 tonë speca

Në Leposaviq mbrëmë rreth orës 23:20 njësitet policore të Kosovës kanë ndaluar një kamion që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe në të cilën ishte edhe një pasagjer tjetër me shtetësi të Serbisë. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në kamion janë gjetur 4.2 tonë speca me të cilët të dyshuarit kishin bërë tregti të ndaluar.

“Kamioni së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor, rasti po hetohet”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu në mbrëmjen e djeshme në Leposaviq është arrestuar edhe një kosovar që ka kaluar në mënyrë ilegale kufirin duke u futur nga territori i Serbisë për në atë të Kosovës. I dyshuari në veturë kishte rreth 50 kilogramë kërpudha të terura të cilat i kishte kontrabanduar.

“Vetura së bashku me mallrat është dërguar në stacionin policor në Leposaviq, ndërsa me mallrat do të merret Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.