Nga njësitë e kërkim shpëtimit sot është gjetur trupi i pa jetë i policit Malësor Dashi.
Siç njofton Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malësor Dashi, përcjell Koha.net.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe kryeprokurori Shukri Jashari dhe ekipi i Forenzikës.
Pjesë e këtij operacioni ishte edhe Ismajl Kasumi.
“Në momentin kur u gjet trupi isha pjesë edhe unë me vajzën time”, tha ai për TV Arta.
Ndërkohë, raportohet se po vazhdojnë kërkimet për trupin e policit tjetër.
15:55- Gjendet trupi i njërit polic të zhdukur
Është gjetur trupi i njërit prej policëve të zhdukur, raporton gazetarja e TV Arta e cila gjendet në vendin e ngjarjes.
Trupi është gjetur në Lepenc, në pjesën e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se trupi është gjetur 5 km larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.
Gashi ka treguar se trupi është gjetur rreth orës 15:45 në një mision të përbashkët edhe me zjarrfikësit.
Kujtojmë se për pesë ditë rresht, policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe mekanizmat tjerë për emergjenca kanë vazhduar kërkimet për dy policët e zhdukur pas aksidentit me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik.
{gallery}