Policia ka arrestuar një person në Kaçanik, me dyshimin se ka shtyrë dy të mitur të moshës 11 e 12 vjeç që të vjedhin stoli ari në shtëpitë e tyre.
Ai është arrestuar të martën dhe është dërguar në mbajtje.
Sipas njoftimit të Policisë, në një periudhë kohore prej dy muajsh, të miturit kanë vjedhur stoli ari në vlerë prej 3.000 euro
“Në lidhje më këtë , menjëherë janë angazhuar Njësia e Hetimeve e këtij stacioni dhe kanë indentifikuar personin e dyshuar dhe vendodhjen e tij. I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka shtytë dy fëmijët të kryejnë vjedhje të stolive të arit në shtëpitë e tyre, duke i shitur pastaj ato në disa lokale të argjendarisë në disa komuna”, thuhet në raportin e Policisë, Drejtoria në Ferizaj.
-
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 të tjera
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e stolive dhe parave në vlerë mbi 21 mijë eurosh
-
Vidhen stoli ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi, arrestohet një i dyshuar
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen se vodhën stoli ari e para nga një shtetas i huaj
-
Arrestohen dy 16-vjeçarë për vjedhje në Ferizaj