Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Jarinjë arrestohet një punonjës serb i Ministrisë së Mjedisit, konfiskohen 4 mijë fishekë

Municioni i sekuestruar ne Jarinje

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në një aksion policor sot në pikën kufitare në Jarinjë janë kapur 4 mijë fishekë, ndërsa është ndaluar një i dyshuar me shtetësi serbe, që është punonjës i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

Sipas postimit të Sveçlës në Facebook, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë”, ka shkruar Sveçla.

Rastin e ka konfirmuar edhe Dogana e Kosovës.

Dogana ka njoftuar se në Jarinjë u parandalua futja ilegale e 4000 fishekëve.

“Gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje, në një automjet me targa të Serbisë oficerët kanë gjetur të fshehura në bagazh municione, menjëherë në bashkëpunim me Policinë e Kosovë është bërë arrestimi i drejtuesit të makinës. Gjatë kontrollit të detajuar janë zbuluar 1950 copë fishekë AUTO FMT 71gr/4.6 gr dhe 2050 fishekë të llojit 9mm LUGER FMJ 124 gr./8.0 gr”, është njoftuar nga Dogana.

Image