Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Itali shfrytëzonin vajzat për prostitucion, 22 shqiptarë në pranga

Policia italiane ka finalizuar me sukses operacionin për shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptare, e cila detyronte dhe shfrytëzonte vajzat për prostitucion.

“Shfrytëzim i rëndë prostitucioni”, është akuza që rëndon ndaj 22 personave të arrestuar nga policia e Milanos.

Të gjithë personat e arrestuar janë shqiptarë, përveç një gruaje rumune, të cilët shfrytëzonin vajzat në zonën e Brianza dhe Como.

Aksioni për kapjen e tyre u krye në gjithë Lombardinë.