Forcat italiane të policisë kanë arrestuar një shtetas shqiptar që ishte arratisur nga burgu i qytetit Alesandria 17 marsin e kaluar.
Sipas raportimeve të mediave italiane, 35-vjeçari Besnik Mirra është gjurmuar nga agjentët specialë në një kamp romësh në Milano, falë një aktiviteti investigativ kompleks.
Sipas burimeve, agjentët kanë mbajtur nën mbikëqyrje disa bashkëpunëtorë të mëparshëm të shqiptarit, i konsideruar si person i rrezikshëm, transmeton tch.
Autoritetet policore kanë deklaruar se 35-vjeçari kishte aftësi kriminale, nisur që nga organizimi i arratisë e deri tek ruajtja e kontakteve, duke përdorur telefonë dhe skeda telefonike të ndryshme, që i ofroheshin nga bashkëkombës, ose pjesëtarë të kampit rom.
Pikërisht përmes kontakteve, ai kishte planifikuar të arratisej nga Italia, por nuk dihet nëse në planet e tij ishte përfshirë Shqipëria.
Ai akuzohej për një seri veprash të rënda penale si vjedhje, grabitje me dhunë dhe kundërshtim të oficerit të policisë.
-
Tentoi të arratisej, i riu shqiptar arrestohet dy herë brenda 12 orëve në Itali
-
Bosi shqiptar i drogës arratiset për të katërtën herë nga burgu
-
Ekstradohet nga Italia një 34-vjeçar i dënuar për vrasje në tentativë
-
Arrestohet në Morinë kosovari që po kërkohej ndërkombëtarisht
-
Arrestohet në Kosovë një shtetas i Shqipërisë i dënuar për rrëmbim e zhdukje të një person