Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Gjilan vdiq motoçiklisti 26 vjeçar i aksidentuar nga një veturë

Në qytetin e Gjilanit një person i moshës 26 vjeç i cili po drejtonte një motoçikletë ka humbur jetën në një aksident ku është përfshirë edhe një automjet.

Vozitësi i cili drejtonte motoçikletën është përplasur me një automjet në rrugën “Halim Orana” në qytetin e Gjilanit.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

“Është sjellë në spital pa shenja jete” ka thënë ai.

Kurse edhe policia është duke zhvilluar hetimet për mënyrën sesi ka ardhur deri tek aksidenti i cili përfundoi me fatalitet, raporton KOHA.

“Ka ndodhur një aksident me lëndime të rënda në mes një motoçiklete dhe një veture. Vozitësi i motoçikletës është dërguar në spital me lëndime të rënda. Jemi në pritje të raportit që sjellin njësitë përkatëse” ka thënë ai.

Edhe Vdiq një person pas aksidentit në Gjilan Kronikë Vdiq një person pas aksidentit në Gjilan

*Kujdes - Pamje të rënda!