Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në Gjakovë, pasi ai kishte sulmuar fizikisht babanë e tij që po tentonte t’ia jepte terapinë për depresion.
I dyshuari kishte refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut, kështu që ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte goditur fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar i cili kishte tentuar ti jap terapinë të dyshuarit për shkak se ai vuan nga depresioni. I dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut, ndaj të cilit me vendim prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë dhe nën përcjellje të policisë është dërguar në repartin psikiatrik për tretman të detyrueshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
-
Vëllezërit në Gjakovë rrihen mes vete, nëna lëndohet pasi ndërhyn
-
Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se sulmoi babanë për çështje pronësore
-
Prishtinë, arrestohet një person nën dyshimin se sulmoi babanë
-
Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se sulmoi nënën e tij