Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Gjakovë arrestohet një person, detyroi motrat e mitura të kërkojnë lëmoshë

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person, me dyshimin se detyrojë dy motrat e tij të në moshë të mitur të dalin në rrugë për të kërkuar lëmosh.

Arrestimi, sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë, ndërkohë që rasti i detyrimit ka ndodhur më 27 dhjetor 2021 .

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e së mërkurës.