Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Gjakovë arrestohen tre shtetas të Shqipërisë

Dje në Gjakovë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, transmeton Koha.net . Ata, njofton Policia e Kosovës, janë kapur duke tentuar të kryejnë vjedhje në një market.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre që jetojnë me qira, është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.