Një blegtor në Fushë Kosovë ka njoftuar se i janë vjedhur disa dele nga persona të panjohur. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga stalla i kanë vjedhur disa dele. Rasti është duke u hetuar”, është njoftuar nga Policia e Kosovës.
Po ashtu në fillim të javës në Kuklibeg të Dragashit një blegtor kishte njoftuar se i janë vjedhur 100 dele nga persona të panjohur.