Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhen 15 dele në Prizren e një palë atlete në Pejë

Dele

Foto-Ilustrim

Policia e Kosovës se të hënën (12 qershor), janë raportuar dy vjedhje që kanë ndodhur ditëve të fundit. Në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, një person është arrestuar nën dyshimin se i kishte vjedhur një palë atlete viktimës mashkull.

Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ditë më parë i kishte vjedhur një palë atlete viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në fshatin “Caparc” të Prizrenit, një person u ankua se i janë vjedhur 15 krerë dele. Janë nisur procedurat hetimore për rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se persona të panjohur, i kanë vjedhur 15 krerë dele. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.