Policia e Kosovës njoftoi se të dielën në Fushë-Kosovë, një gruaje i është vjedhur nga dora kuleta, në të cilën kishte kartela bankare dhe para të gatshme.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ku viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka pranuar trajtim mjekësor. Autoritetet bënë të ditur se i kanë nisur hetimet.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se një i dyshuar i kishte marrë nga dora kuletën në të cilën kishte kartela bankare dhe para të gatshme. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e plotë.
Rasti është iniciuar si “vjedhje grabitqare”.
Artikuj të ngjashëm
-
Blenë gjësende më kartelën që e gjetën, lirohen në procedurë të rregullt
-
Hidhet granatë në një lokal në Fushë-Kosovë
-
Qytetari nga Istogu e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti plot me para e kartela bankare
-
Pas mesazhit për përditësim të të dhënave, iu morën paratë nga xhirollogaria bankare
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre grave, dyshohen për një vjedhje