Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Fushë Kosovë e Gjilan raportohen kartëmonedha false

Dy raste të kartëmonedhave false janë raportuar në fundjavë në Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Sipas raportit të policisë, në rastin e parë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, një punonjëse e një banke kishte raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro që dyshohet të jetë falsifikuar.

Rasti i dytë kishte ndodhur në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, ku në një bankë punonjësja kishte raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë 500 euroshe false.

Monedhat në të dy rastet janë konfiskuar.