Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Fier zbulohet një serrë me afro 500 fidanë kanabisi

Policia e Shqipërisë, gjatë kontrollimit të zonave malore, ka zbuluar në Fier një serrë me afro 500 fidanë kanabisi.

Siç ka thënë Policia, po planifikoheshin të mbilleshin në tokë fidanët.

Është rasti i dytë brenda 24 orëve që kapet në Fier një serrë kanabisi.

“Gjatë kontrollit në fshatin Ngjeqar, në afërsi të liqenit të këtij fshati, shërbimet e Policisë zbuluan një serrë të përshtatur për kultivimin në vazo, të rreth 500 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi, të cilët u asgjësuan nga këto shërbime. Gjithashtu në kuadër të operacionit “Ngjeqar”, si autor i dyshuar i këtij rasti, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. R., 46 vjeç, banues në Ngjeqar, Roskovec. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.