Në dy barnatore në Skenderaj, Policia sot ka gjetur e konfiskuar një sasi barnash pa banderola dhe të ndaluara për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth 261 paketime të llojeve të ndryshme, rreth 58 copë ampula, që nuk iu dihej prejardhja dhe barna nga lista esenciale (20 insulina), janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë
Operacionin e kontrolli në barnatore e ka kryer Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik pranë Ministrisë së Shëndetësisë së RKS-së.
Lidhur me këto raste është njoftuar prokuroria dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar ndaj dy personave të dyshuar është iniciuar rasti në procedurë të rregullt ”Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës, për procedura të mëtejme, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës, vlerëson lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim edhe me autoritete relevante të ndërmarrë veprime aktive ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjet e aplikueshme në vend dhe që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë mirëqenien apo shëndetin në përgjithësi”, thuhet në njoftim.
-
Sekuestrohen barna në një barnatore në Prizren
-
Kapen mbi 350 lloje medikamentesh të kontrabanduara në barnatoret e Prishtinës
-
Sekuestrohet sasi e madhe barnash nga një barnatore në Prizren
-
Dogana: Barnat pa banderola në Skenderaj u gjetën në banjën e një lokali
-
Dogana konfiskon numër të madh barnash pa banderola