Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në dy aksidente në Prizren godasin këmbësorët dhe ikin

Në rrugën “Xhevat Berisha” si dhe fshatin Smaq të Prizrenit kanë ndodhur dy aksidente, ku janë goditur njëri nga makina e tjetra nga motoçikleta, që të dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Në fshatin Smaq të Prizrenit, viktima mashkull gjersa ka qenë duke kaluar rrugën është goditur nga një veturë e panjohur e cila ka ikur nga vendi i ngjarës, transmeton koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Prizrenit ku pas tretmanit është liruar.

Ndërsa edhe në rrugën “Xhevat Berisha” të Prizrenit, viktima femër gjersa ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një i dyshuar me motor, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes,

E lënduara është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku pas tretmanit është liruar.