Policia e Shqipërisë sekuestroi 45.5 kilogramë kokainë mbrëmjen e 15 qershorit në Portin e Durrësit në një kontejner me mish pule që po vinte nga Brazili. Sipas Policisë, lënda narkotike e kishte destinacionin final në Maqedoninë e Veriut.
Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me ngarkesën e kapur, përfshirë një nga Kosova.
“A. F., 30 vjeç, nga Prishtina, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil; E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani”, kanë njoftuar autoritetet në Shqipëri.
Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur të gjithë çështjen.
Kjo është ngarkesa e dytë që kapen në harkun e një muajve në Portin e Durrësit. Më 17 maj, Policia kapi 59 kg kokainë në një kontejner me qymyr.
-
Sekuestrohen 41.3 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit
-
Zbulohen 300 kilogramë kokainë në portin e Durrësit
-
Kapen mbi 107 kg drogë në Portin e Durrësit, kontejneri kishte ardhur nga Kanadaja
-
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në lëkurë bagëtish
-
Sekuestrohet kokainë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, arrestohet një shqiptar