Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka kryer një aksion të rëndësishëm të deminimit në fshatin Begracë të Kaçanikut.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në disa mjete të dyshuar eksploduese. Njësia për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonator dhe një (1) ndezës hundor për mortajë të dorës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuara eksploduese.
Ndërsa sot me 24.05.2019 pas vazhdimit të gërmimit në të njëjtin vend, njësitet e PK-së dhe FSK-së, kanë lokalizuar një bunker ku janë gjetur 435 arka me nga me fishekë të kalibrit 14,7 mm gjithësejt 20.422 fishekë të cilët janë tërhequr nga ana e njësisë për deminim të PK–së.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, me rast janë duke u marrë Sektori i hetimeve rajonale.
{gallery}