Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj një personi që ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit për media nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 Korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri S.R., edhe pse ka qenë në dijeni se e mitura është nën moshën 16-vjeçare, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të. E njëjta tani është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë për shkak të problemeve me shtatzëni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.