Prokuroria ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë e dyshuara për shkaktimin e aksidentit të trafikut në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë vdiq një këmbësor.
E dyshuara është ndaluar për veprën penale “rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet).
“Ju njoftojmë se lidhur me aksidentin që ndodhi sot në rrugën ‘Agim Ramadani’, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ (me fatalitet). E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh”, ka thënë për KOHËN zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
-
Një vit burgim shoferes që shkaktoi aksidentin ku vdiq këmbësori në Prishtinë
-
Aksident trafiku në Mitrovicë, një këmbësore dërgohet në QKUK
-
Aktakuzë ndaj një personi për aksidentin me fatalitet në Prizren
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Prizren, arrestohet si i dyshuar një zyrtar policor
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë