Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet një person te Dheu i Bardhë, dyshohet se kishte leje-qëndrim të falsifikuar

Foto: Koha / ilustrim

Është ndaluar një person te pika kufitare “Dheu i Bardhë” në një autobus të linjës Kosovë – Gjermani.

Atij gjatë kontrollit i është gjetur një leje-qëndrim që dyshohet se ishte i falsifikuar.

I dyshuari ka pranuar se e ka marrë dokumentin me qëllim të udhëtimit në një shtet perëndimor.

“PKK Dheu Bardhë, 10.10.2021 - 07:20. Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani, tek një person mashkull kosovar është gjetur një leje qëndrim i dyshuar për falsifikim. I dyshuari ka pranuar se dokumentin e ka marrë me qëllim të udhëtimit në shtetet perëndimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.