Një aksion për kontrabandë me migrantë është ndaluar sot në orët e para të mëngjesit në autostradën Ibrahim Rugova.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës njësia policore e cila ishte në vëzhgim në afërsi të autostradës Ibrahim Rugova –afër pikës kufitare Vermice, ka vërejtur persë persona refugjatë të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Shqipërisë në Kosovë.
Ata janë parë duke hyrë në një automjet i cili dyshohet se ishte në pritje.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe është njoftuar prokurori i krimeve të rënda, me vendim të cilit i dyshuari është ndaluar dhe automjeti i tij është sekuestruar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i Migrimit dhe njësiti i Hetimeve Regjionale për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Katër persona u arrestuan të shtunën për kontrabandim me migrantë
-
Aktakuzë ndaj dy personave për kontrabandim me migrantë
-
Ndalohen dy persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë
-
Arrestohet një person për “kontrabandë me migrantë”