Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Binq të Vitisë, është ndaluar një person që me kamionetën e tij po transportonte një lopë për të cilën nuk posedonte dokumentacion përkatës. Rasti është cilësuar si “transport ilegal i kafshëve”.
“Njësiti policor ka ndaluar kamionetën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar ku është konstatuar se i dyshuari kishte qenë duke e transportuar një gjedh – lopë për të cilën nuk posedonte dokumentacion përkatës”, thuhet në raportin e Policisë.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar dhe rasti është proceduar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) për trajtim.
“Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it të cilët janë marr me rastin poashtu është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të, i dyshuari me kamionetë dhe gjedhë janë liruar, kurse lënda e rastit i procedohet AUV-it”, thuhet në raport.
-
Në Kaçanik kapen shtatë krerë lopë pa dokumente përcjellëse
-
Kapen mallra të kontrabanduara – këpucë e veshje sportive pa dokumentacion
-
Policia arreston një person për kontrabandim me gjedhe
-
Policia ndalon një kontrabandë me gjedhe në Leposaviq
-
Zbulohet një lokacion ku po mbaheshin kafshë të kontrabanduara