Policia e Kosovës në mbrëmjen e të dielës, ka ndaluar gjatë patrullimit të kufirit Kosovë – Serbi, një automjet me targa vendore që po e drejtonte i dyshuari F.H. (1991).
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në veturë janë gjetur 53 palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme, dhe i dyshuari nuk kishte dokumente për prejardhjen e mallit. Malli është sekuestruar.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Kontrabandë me mall’. ndërsa malli është sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Kapen mallra të kontrabanduara – këpucë e veshje sportive pa dokumentacion
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë
-
Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro
-
Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar