Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet një 68-vjeçar për ndezje të zjarreve në Dibër

Një 68-vjeçar është proceduar penalisht në Dibër nën dyshimin se ka ndezur një zjarr për djegien e shkurreve, që ka dalë jashtë kontrollit, duke djegur një sipërfaqe toke prej dy hektarësh me barishte dhe shkurre, raportoi të dielën “TCh”.

Policia në Shqipëri ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Çidhën, ku zjarri është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe.

Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku bashkë me zjarrfikësit kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh është bërë e mundur edhe fikja e tij.