Policia në Mitrovicë ka ndaluar një 23 vjeçare me inicialet O.R. e cila dyshohet se ishte paraqitur rrejshëm si zyrtare e prokurorisë.
Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se "stacioni policor në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, pas një pune hetimore, gjatë ditës së sotme në cilësi të së dyshuarës kanë intervistuar të dyshuarën O.R., 23 vjeçare, shtetase e Republikës Kosovës për veprën penale “Prezantim i rremë ”. Mbi dyshime të ngritura se është prezantuar në mënyrë të kundërligjshme apo të rremë, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, pasi që e dyshuara ditë më parë në kohën kur është ndalur nga Policia në Mitrovicë, gjatë kontrollit rutinor, ka tentuar t’i vë në lajthim zyrtarët policorë nën arsyetimin se është punonjëse - zyrtare e Prokurorisë” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia më tutje ka bërë të ditur se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se e dyshuar nuk është punonjëse në sistemin e Prokurorisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se edhe në disa raste të tjera është prezantuar si punonjëse e Prokurorisë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara është liruar për në procedurë të rregullt.
-
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
-
Një burrë në veri shoqërohet në polici pasi u vesh si polic
-
Arrestohet një grua që u paraqit si prokurore dhe i mori para dikujt
-
Arrestohen katër policë në Mitrovicë, dyshohet se “manipuluan me prova” në një rast
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare