Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohet në Portin e Durrësit, udhëtonte me dokumentet e ‘shokut’

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, bën të ditur se u kap shtetasi F. E., 32 vjeç, pasi në Portin e Durrësit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje qëndrimi italiane, në emër të një tjetër shtetasi, të cilën e përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Më datë 24.08.2018, u kap shtetasi F. E., vjeç 32, pasi në SPKM Port, Durrës, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje qëndrimi italiane, në emër të një tjetër shtetasi, të cilën e përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Veprimet procedurale do të kryhen nga DVP, Durrës”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Durrës.

Artikuj të ngjashëm