Policia ka ndaluar një autoambulancë me targa të Serbisë të premten në fshatin Kapi të Kamenicës për kalim ilegal të kufirit.
Shoferi dhe dy pacientë janë shoqëruar në stacion policor, por më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, i dyshuari mashkull kosovar, pasagjeri dhe dy pacient, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari, pasagjer dhe dy pacientet janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura
-
Ndalohet pasi hyri ilegalisht në Kosovë
-
Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit