Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka ndaluar të martën një të dyshuar për vendosjen e një flamuri me përmbajtje nacionaliste në kishë ortodokse në Kllokot, ku ishte mbajtur një tubim.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
“Kllokot 23.03.2024 – 18:15. Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se, ditë më parë kishte vendosur një flamur me përmbajtje nacionaliste në kishën Ortodokse, ku kishte qenë një tubim. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vendosja e flamujve në rrethojat e një kishe ortodokse në Lipjan, shoqërohen në polici dy persona
-
I mituri me veshje nacionaliste serbe ndalohet gjatë festimeve të Shëngjergjit në Dragash
-
Policia hap dy raste për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit
-
Policia sekuestron thika e pajisje me simbole nacionaliste në një veturë me targa të Serbisë në Jarinje
-
Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad