Një incident është raportuar në fshatin Rapç të Dragashit, më 7 maj, gjatë manifestimit tradicional për Ditën e Shëngjergjit, ku kanë qenë të pranishëm shumë qytetarë.
Sipas Policisë, një person i mitur është identifikuar duke bartur triko me përmbajtje nacionaliste serbe, veprim që ka ngjallur shqetësim te të pranishmit dhe është cilësuar si nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit. Pas konsultimit me prokurorin për të mitur, është vendosur që ai të lirohet në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se po vazhdon të hetojë rrethanat e rastit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet për dhunim një i mitur në Istog
-
Arrestohet një i mitur në Fushë-Kosovë, dyshohet për sulm ndaj bashkëmoshatarit
-
Arrestohet i mituri për shpërndarje të përmbajtjeve të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve
-
Një i mitur arrestohet në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Istog