Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen katër persona për kalim ilegal të kufirit Serbi - Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar se janë ndaluar katër persona për kalim ilegal të kufirit Serbi – Kosovë.

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Novosellë, është ndaluar një veturë me targa të hyaja në të cilin ishin dy shtetas të Serbisë. Ata dyshohet se duke shmangur vendkalimet kufitare janë futur në Kosovë ilegalisht nga Serbia. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje në procedurë të shpejtë.

Ndërkohë në fshatin Postenje, në Leposaviq, janë ndaluar dy të dyshuar kosovarë me një veturë me targa të huaja. Edhe ata dyshohet se duke i shmangur vendkalimet kufitare të rregullta janë futur në Kosovë nga Serbia.

Prokurori ka urdhëruar që personat të lirohen, ndërs automjeti është sekuestruar. Policia ka njoftuar se rasti po hetohet.