Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka zhvilluar një aksion në shtatë lokacione të ndryshme në Kosovë, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria e Policia kanë njoftuar se gjatë aksionit janë sekuestruar vetura, armë, municion dhe mjete të konsiderueshme materiale.
Dyshohet se personat e përfshirë janë përfshirë në vepra penale si “hyrje në sisteme kompjuterike”, “mashtrim” dhe “shpëlarje të parave”.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’”, thuhet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
Hetimi ndërkombëtar për shpëlarje të parave përfshin edhe Kosovën, një i dyshuar
-
Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro
-
Tre të arrestuar nën dyshimin për shpëlarje parash, bllokohen 180 mijë euro e gati 40 banesa