Në drejtim të shtëpisë së Naser Pajazitajt dyshohet se dikush ka shtënë me armë.
Policia ka dalë menjëherë për ta verifikuar rastin dhe ka thënë se dy tjegulla të shtëpisë janë dëmtuar nga të shtënat, megjithëse nuk është e sigurt se të njëjtat janë dëmtuar nga plumba.
Vetë Pajazitaj e ka njoftuar Policinë mëngjesin e hershëm të së dielës.
“Vetë ai e ka thirrur Policinë dhe ka raportuar për të shtëna në kulmin e shtëpisë së tij. Të lënduar s’ka pasur, ndërsa vetëm janë dëmtuar dy tjegulla. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e forenzikës dhe Prokurori. Është hapur rast për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Policia.
Ndërkohë, edhe avokati i Pajazitajt, Ahmet Tahiri, ka shkruar për rastin në Facebook, nga ku ka bërë thirrje që të zbardhet rasti.
Edhe
Dy persona raportojnë se u kërcënuan, njëri thotë se shtinë me armë drejt shtëpisë së tij
Në prill të këtij viti, Gjykata Supreme e ka liruar Pajazitajn nga burgu. Ai ishte i akuzuar e më pas i dënuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Supremja më 6 prill e kishte liruar.