Naser Kelmendi ka kaluar nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (edicioni në gjuhën serbe) avokati i tij, Besnik Berisha.
Këtë vendim e ka marr kryetarja e trupit gjykues, Ana Admaska Gallant të martën me kërkesë të avokatit.
Berisha ka theksuar po ashtu se gjykimi i Kelmendit ende vazhdon dhe priten dëshmitarë tjerë.
Naser Kelmendi është arrestuar në Kosovë në maj të vitit 2013 me urdhërarrest të Interpolit dhe deri tani ka qenë i paraburgosur.
Aktakuza ndaj Kelmendit është ngritur korrikun e vitit 2014 për krim të organizuar, vrasje të rëndë, blerje, posedim e shpërndarje të narkotikëve.
Prokuroria ka thënë se Kelmendi ka qenë udhëheqës i një grupi kriminal dhe të organizuar, ndërsa si vrasje e rëndë rëndon mbi të ajo e Ramiz Delaliq në Sarajevë më 2007.
Edhe
Naser Kelmendi kthehet në paraburgim
Gjykimi i Naser Kelmendit ka nisur janarin e vitit 2015.
Aso kohe, ai kishte deklaruar se nuk ndihet fajtor ndaj asnjë pike të akuzës dhe ka thënë se ky proces është i montuar në Bosnje e Hercegovinë, nënshtetësi të së cilës mban Kelmendi, veç asaj të Kosovës.