Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për lirimin e Naser Kelmendit nga masa e paraburgimit dhe i njëjti nga sot do të mbrohet në liri.
Kështu ka shkruar në Facebook avokati i Kelmendit, Besnik Berisha, i cili ka shkruar se Prokuroria Speciale e EULEX-it përfundimisht ka humbur betejën me mbrojtjen e Naser Kelmendi lidhur me masën e paraburgimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Naser Kelmendi nga sot do të mbrohet në liri. Vendimi i Gjykatës Themelore për lirimin e z.Kelmendi nga masa e paraburgimit tashmë është i formës së prerë dhe i njëjti nuk mund të apelohet”, ka shkruar ai.