Naser Kelmendi është kthyer në paraburgim nga arresti shtëpiak. Këtë për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
“Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, i përberë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë të EUELX-it dhe një gjyqtar vendor, ka aprovuar me 13 prill, ankesën e Prokurorisë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë Jashari.
Ai ka shtuar se aktvendimi i Gjykatës Themelore është anuluar dhe Naser Kelmendit i është caktuar paraburgim prej 2 muajve, deri më 3 qershor. Gjykata e Apelit ka gjetur se ekzistojnë shkaqe ligjore të parapara në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për caktimin e kësaj mase por nuk ka sqaruar cila ka qenë arsyeja e ndryshimit të masës.
Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë, krim të organizuar dhe trafikim me drogë.