Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Narkotrafikantët shqiptarë me kokainë “CR7”

Dritan Gradica, njëri prej dy shqiptarëve të arrestuar në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, rezulton të jetë i biri i një ish-gjykatësi në Shqipëri, me prejardhje nga fshati Vlahën i Hasit, shkruan sot Koha Ditore .

Shqiptarët e identifikuar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini u vunë në pranga katër ditë më parë në Madrid, në hollin e një hoteli, vetëm pak pasi autoritetet e policisë së këtij vendi sekuestruan një sasi rekord prej 1 ton kokainë dhe një valixhe me 1.55 milionë euro.

Por ish-gjykatësi në pension, Shaqir Gradica, babai i Dritan Gradicës, ka pranuar se gjeneralitetet përkojnë me ato të djalit të tij, por mohon që personi i arrestuar në Spanjë të jetë i biri, për të cilin tha se prej vitesh jeton e punon në Londër.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)