Një shqiptar banues në Firence është arrestuar nga Policia italiane pasi u kap duke transportuar sasi të madhe të kokainës.
Një patrullë e Policisë Rrugore e ndaloi furgonin me të cilin po udhëtonte 38-vjeçari, pasi po bënte manovra të çuditshme në rrugë, pranë Arecos.
Pas ndalimit dhe kontrollit të mjetit me të cilin po udhëtonte Policia arriti të zbulonte edhe pakot me kokainë të pastër, që peshonin 476 kilogramë, që në treg do të ishte shitur për një vlerë total prej 45 milionë eurosh.
Shqiptari, i paidentifikuar, u arrestua, ndërsa mediat italiane shkruajnë se me shumë mundësi, droga do të transportohej në një qytet tjetër, më të madh se Areco./A2News
Artikuj të ngjashëm
-
Policia austriake kap sasinë më të madhe të kokainës, ia zuri një shqiptari
-
23-vjeçari shqiptar kapet me 50 kilogramë kokainë
-
Kapet me 58 kg kokainë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali
-
Kapet kokainë me vlerë 5 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali
-
Dy shqiptarë arrestohen në Itali, u kapën me drogë e 73 mijë euro