19:00 - Sami Kastrati, udhëheqës i zyrës për komunikim në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, ka thënë për KTV-në se nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Shqipëri po e përcjellin këtë ngjarje të rëndë dhe ka vënë kontaktet me autoritetet e atjeshme për të mësuar rrethanat e ngjarjes.
Në Fushë-Krujë digjet vetura me targa nga Mitrovica bashkë me një person brenda
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të fshatit Derven në Fushë-Krujë, ku një automjet është djegur tërësisht bashkë me një person brenda.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë menjëherë pasi kanë lokalizuar tymin dhe flakët pranë disa shkurreve.
Burime për “Report Tv” thanë se makina është me targa të Mitrovicës, 02 960 SN, në pronësi të Xh.O. Mbetet e pakonfirmuar nëse viktima është vetë pronari i automjetit.
Burimet saktësuan se automjeti ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës rreth pesë ditë më parë.
Edhe
I djeguri në veturën në Fushë-Krujë është 57 vjeçari nga Mitrovica
Mbërritja e policisë ka konfirmuar se brenda në automjetin tip “Volkswagen Turan” i përfshirë nga flakët ndodhej edhe një kufomë e shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja dyshohet të jetë kriminale, megjithatë grupi hetimor po punon për saktësimin e plotë të rrethanave.
Trupi i pajetë është i karbonizuar çka vështirëson identifikimin e viktimës. Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t'i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT në Tiranë.
-
Policia shoqëron disa persona të dyshuar për vrasjen dhe më pas djegien e një personi në veturën me targa kosovare
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
82-vjeçari vdiq pasi u dogj brenda veturës në Suharekë
-
Digjet vetura me targa serbe në Podujevë, në të kishte eshtra njeriu