Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

MPJ konfirmon lëndimin e dy personave në aksidentin në Serbi

15:05 - Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate ka bërë të ditur se dy shtetas të Kosovës mbeten duke u trajtuar në Qendrën Klinike Spitalore në Nish, si pasojë e aksidentit që pësoi një autobus me udhëtarë nga Kosova në Kurshumli.

“Ministria e Punëve të Jashtme, sipas informacioneve të fundit konfirmon se vetëm dy shtetas të Republikës së Kosovës ende mbeten të hospitalizuar në Qendrën Klinike Spitalore në Nish, të cilët kanë pësuar lëndime të rënda të natyrës ortopedike, por me gjendje shëndetësore stabile”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“MPJ njofton se të gjithë udhëtarët e tjerë janë liruar nga spitali pas trajtimit të nevojshëm dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”.

Shefi i Kabinetit të ministrit të punëve të jashtme, Jetlir Zyberi, u ka thënë mediave se në Qendrën Klinike Spitalore në Nish ndodhen Blerim Bajraktari dhe Ramadan Brahimi.


9 kosovarë të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Serbi

Edhe E gjitha që ndodhi në aksidentin e autobusit me kosovarë në Serbi Video E gjitha që ndodhi në aksidentin e autobusit me kosovarë në Serbi

Nëntë kosovarë kanë mbetur të lënduar pasi autobusi me të cilin po udhëtonin është rrokullisur në afërsi të Kurshumlisë në Serbi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:50 të mëngjesit të sotëm, dhe mediat serbe thonë se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prokuples, transmeton TV Arta.

Autobusi me udhëtarë nga Kosova, po vinte nga Lubjana e Sllovenisë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, derisa Policia serbe ka filluar hetimet për këtë rast.

Edhe E gjitha që ndodhi në aksidentin e autobusit me kosovarë në Serbi Arbëri E gjitha që ndodhi në aksidentin e autobusit me kosovarë në Serbi

Për këtë aksident ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Sapo u informova nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, për aksidentin e autobusit në Serbi, me udhëtarë nga Kosova. Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kursë te tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.