Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë rrugën për Slloveni udhëtarët e autobusit të rrokullisur në Serbi

Udhëtarët që ishin duke udhëtuar me autobusin e kompanisë “Zhitia Turist”, e që u aksidentua të martën mbrëma në afërsi të Krushevcit, Serbi, kanë vazhduar rrugën për ku ishin nisur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës përmes një njoftimi të mërkurën, ka treguar se pos njërit udhëtar, të gjithë të tjerët, kanë vazhduar rrugën për në Slloveni.

Sipas MPJD-së, një udhëtare është në pritje të transportit privat që ka organizuar vetë ajo.

“MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga Zyra jonë Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore. Nga komunikimi me Qendrën Spitalore ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve. MPJD-ja falënderon autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Autobusi dykatësh i “Zhitia Turist” u rrokullis në afërsi të Krushevcit. Vetë kompania ka bërë të ditur se arsye për këtë ishte “rruga e pambajtur dhe me ngrica”.

Edhe Aksidentohet një autobus i Kosovës në Serbi, disa të lënduar Arbëri Aksidentohet një autobus i Kosovës në Serbi, disa të lënduar

Sipas kompanisë janë “gërvishur pak 6-7 persona”.