Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore në fshatin Buzëz të Dragashit, pasi është goditur nga një veturë.
Sipas raportit policor, ngasësi i veturës në lëvizje nga pakujdesia ka goditur motoçiklistin.
Viktima fillimisht dërgohet për tretman mjekësorë në emergjencën e Prizrenit e pastaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.