Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një motoçiklist 18-vjeçar lëndohet rëndë në Ferizaj

Një 18-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në një aksident që ndodhi të enjten në Ferizaj.

I lënduari ka qenë duke e drejtuar motoçikletën kur është aksidentuar me një veturë rreth orës 16:00, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Për shkak të lëndimeve të marra, 18-vjeçari ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

“Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin”, ka thënë Veseli.