Policia e Kosovës e ka gjetur personin i cili të mërkurën lëndoi rëndë një person tjetër në Ferizaj.
Pasditen e datës 4 maj, në rrugën “Ahmet Kaçiku” si shkak i një mosmarrëveshjeje, lëndime të rënda trupore kishte pësuar personi me inicialet K.G ( M/K) 16 vjeçar, të cilit ndihma e parë mjekësore iu kishte dhënë në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë.
Policia menjëherë ishte vënë në kërkim të të dyshuarit.
“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistimit të personave , sot me datën 06.05.2022 në ora 16:30 policët hetues kanë identifikuar personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij”, thuhet në njoftimin e PK-së.
I dyshuari 17-vjeçar është dërguar në stacion policor dhe është në mbajtje për 24 orë.