Për shkak të një mosmarrëveshje në trafik, një 45-vjeçar është therur me thikë të shtunën pasdite në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima G.B. ka pësuar lëndime trupore pas goditjes me thikë.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici dhe aktualisht është në procesin e intervistimit.