Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mjet shpërthyes në Merdare, ndërpritet qarkullimi përkohësisht

Më shumë se një kilometër larg pikës kufitare në Merdare është bërë shpërthimi në mënyrë të kontrolluar i një mjeti shpërthyes, të mërkurën në mbrëmje.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se shpërthimin e kanë bërë pjesëtar të KFOR-it, derisa kjo pikë kufitare sipas tij, është mbyllur përkohësisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me datë 08.12.2021 rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjesëtarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të personave dhe automjeteve, për arsye se janë duke e bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar të një mjeti shpërthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër larg pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi. Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme”, ka thënë Hoxha.