Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “prezantim i rremë”.
Arrestimi i të dyshuarit Xh. B., 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, pasi në kohën kur njësia policore ka ndaluar të dyshuarin për kundërvajtje në trafik, ai është prezantuar rrejshëm me qëllim të shmangies së kundërvajtjes.
Për veprimet e kundërligjshme të të dyshuarit është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast për veprën penale Prezantim i rremë.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
-
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
-
Një burrë në veri shoqërohet në polici pasi u vesh si polic
-
Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për fajde në Mitrovicën e Jugut
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh