Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Minibusi bie në përrua në Shqipëri, një i vdekur e nëntë të lënduar

Një person ka humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Gramsh-Kushov në Shqipëri, me një minibus me pasagjerë që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, nëntë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

I vdekuri, L.L, rreth 30-vjeç, ishte banues në fshatin Terrovë.

Të lënduarit janë nxjerrë nga autobusi nëpërmjet shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikësve.